Veseli sqaron deri diku arsyet e mungesës te Peja

Basketbollisti Alban Veseli sqaron situatën e tij pse nuk po luan për ekipin e Pejës. Edhe tifozët janë kureshtarë të dinë pse Veseli mungon në takimet shumë të rëndësishme sidomos në garat e Sigal Uniqa Liga Ballkanike, i cili nuk ishte as kundër Levski 2014, ku Peja humb me rezultat 85:79. “Pas shumë pyetjeve që me keni drejtuar mua dhe klubit e ndjej si obligim që të iu përgjigjem. Unë nuk isha pjesë e ekipit për një muaj për arsye personale. Kërkoj ndjesë nga Klubi dhe bashkëlojtarët që nuk kam mundur të ju ndihmoj në ndeshjet e fundit. Ju faleminderit shumë që më keni thirrur emrin në ndeshjen e fundit që ka zhvilluar klubi, por prapëseprapë ne jemi vetëm individ dhe pjesë të imta të klubit. Tash, ne jemi në një fazë shumë të rëndësishme dhe do të jemi më të bashkuar se kurrë, e më së shumti na duhet përkrahja juaj”, shkruan Veseli në facebookun e tij.