Veseli s’po mund të luajë për Empolin për këtë arsye

Çështja gjyqësore e hapur nga klubi i Luganos po penalizon karrierën e Frederik Veselit. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare i është bashkuar ekipit të Empolit në Serinë A, por problemet burokratike nuk i mundësojnë të zbresë në fushën e lojës, edhe pse trajneri Martushelo duket i gatshëm t’i besojë një rol protagonisti 23-vjeçarit shqiptar.

Sot, në ndeshjen e javës së tretë të Serisë A, ndaj Krotones, Empolit i mungon qendërmbrojtësi Laurini, i pezulluar. Sipas mediave italiane, trajneri Martushelo ka provuar disa herë Veselin në qendër të mbrojtjes, sepse e sheh si një zëvendësues ideal të Laurinit në këtë pozicion.

Por ai nuk do të mund ta mbajë as në stolin e rezervave lojtarin shqiptar, i cili nuk ka dokumentet në rregull për t’u aktivizuar në Itali.

Lugano, klubi në të cilin ka luajtur sezonin e kaluar, ka bërë kërkesë që transferimi i lojtarit në Itali të bllokohet, duke ngritur poretendimet se ai ka një kontratë të vlefshme me këtë klub edhe për një tjetër sezon.

Avokatët e Veselit si dhe ata të Empolit, kanë dorëzuar shpjegimet e tyre ne Federatën Zvicerane, por zgjidhja e kësaj çështje po vonohet.

Në këtë mënyrë, Veseli vazhdon të stërvitet rregullisht me ekipin, por njëkohësisht nuk ka mundësinë të zbresë në fushën e lojës për të dhënë kontributin e tij, duke humbur disa shanse të mira për të siguruar një vend në formacionin e kësaj skuadre.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4