Veseli ndërpret stërvitjen e skuadrës, ofron një shumë të majme në rast kualifikimi

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Kombëtaren e Kosovës në stërvitjen e parë që po e mbanë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Stërvitja filloi në orën 18:00, ndërsa Veseli erdhi me vonesë duke ndërprerë në gjysmë stërvitjen.

 

I shoqëruar nga ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi, kryeparlamentari ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me trajnerin e Kosovës dhe futbollistët tjerë.

Në një prononcim për media ai bëri të ditur që i ka premtuar futbollistëve premi prej 1 milionë euro në rast të kualifikimit në kampionatin evropian.

Para disa minutash Veseli ka e bërë publike këtë lajm në rrjetet sociale duke shkruar: “Është përherë ndjenjë e veçant të takoj djemtë e Kombëtares sonë në futboll. Edhe pak ditë ata fillojnë rrugëtimin e ri të kualifikimeve për Evropian. Ne jemi shumë krenarë me suksesin e arritur deri më tani, por mbi të gjitha jemi krenarë me vullnetin dhe zemrën e tyre të madhe, për t’i sjellë edhe më shumë suksese vendit tonë. Puna dhe suksesi i sportistëve tanë është shembull. Ne do të punojmë edhe më shumë në përmirësimin e infrastrukturës sportive”.