Vërshohet federata, Liria merr Dardan Rogovën

Në ditët e fundit të afatit kalimtar për futbollistë, drejtues të klubeve kanë vërshuar Federatën e Futbollit të Kosovës.

Kështu, Liria ka bërë kërkesën edhe për sulmuesin e njohur gjakovar, Dardan Rogova, për të cilin po presin konfirmimin, mëson GazetaOlle.com

Rogova së fundi ka luajtur në rangje të ulëta të Turqisë, derisa karrierë ka bërë edhe në Vëllaznim e Shqipëri.