Veprimi i fundit nga Fellaini rifreskon spekulimet për një largim të mundshëm

Me një video të postuar sot ku shihej Marouane Fellaini, tifozët turq janë ngritur në ”qiell”.

Mesfushori i Man Unitedit është i lidhur me një kalim në Besiktas, Fenerbahce dhe Galatasaray, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Dhe përderisa Man United insiston se belgu nuk është në shitje, Fellaini është i lidhur nga mediat me tre gjigantët turq.

Kontrata e tij mbaron në fund të sezonit, dhe Mourinho është shprehur i shqetësuar në lidhje me të ardhmen e ish-yllit të Evertonit.

7198e2cde5a748e583bc284ca0f9bdda

Dhe së fundmi, Fellaini është parë në Stamboll, përkatësisht në ”Swissotel” duke zgjuar edhe më shumë spekulimet për një kalim të tij në Superligën turke.

Edhe pse u transferua Nemanja Matic në Man United, Jose Mourinho nuk dëshiron shitjen e Fellainit.

Fellaini është jashtë fushave të gjelbërta që nga 9 tetori pas lëndimit që pësoi në ndeshjen, Belgjikë – Bonje. /Gazeta Olle/

nintchdbpict000364050893