Veprim i shëmtuar i lojtares ameriken për të cilën po flet e gjithë bota

Reprezentuesja amerikane, Megan Rapinoe është vendosur në qendër të vëmendjes pas veprimit të fundit që ka bërë.

Rapinoe shkëlqeu në Kupën e Botës për femra duke u shpallur kampion.

Por, tani për veprime aspak pozitive. Gjatë ceremonisë në vendlindje për titullin e fituar, një fëmijë i afrohet kapitenes së Amerikës, e cila pavarësisht se pranon t’i dhurojë autograf dhe ia nënshkruan topin – e injoron totalisht atë.

Rapinoe nuk i kushton aspak vëmendje fëmijës, veprim që është duke u kritikuar nga të gjithë.