Vendoset më 13 qershor?

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Zvicër mesa duket kërkon më shumë kohë nga sa ishte menduar, për të arritur në një përfundim për ndeshjen e ndërprerë të 14 tetorit 2014 mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Në një deklaratë zyrtare, kjo gjykatë bën me dije se pasi ka dëgjuar palët, do të vendosë përpara ndeshjes së radhës së “Euro 2016”, pra më 13 qershor.

“Nuk do komentojmë më tej”, thuhet në deklaratën e shkurtër.

Shqipëria kërkon nga kjo gjykatë marrjen e tre pikëve në tavolinë për ndeshjen kundër Serbisë. Edhe serbët kërkojnë të njëjtën gjë dhe kjo gjykatë është shpresa e fundit e palëve.

Pala shqiptare është treguar optimiste se mund të marrë pikët. Presidenti i FSHF, Armand Duka, tha se për herë të parë në këtë tribunal është folur për racizmin ndaj shqiptarëve në këtë ndeshje.