Vendoset e ardhmja e Handanoviç

Futbollisti kryesor i Interit këtë edicion, Samir Handanoviç është shumë afër rinovimit të kontratës me skuadrën zikaltër nga Milano.

Gardiani slloven do të nënshkruajë deri në vitin 2019 me Interin, ku do të fitojë 2.5 milionë euro në sezon.

Kështu ka konfirmuar gazeta italiane Tuttosport, që shkruan se pas paraqitjeve fantastike këtë edicion, Handa do të ketë rritje page prej 500 mijë eurosh në kontratën e re, pasi që momentalisht merr 2 milionë. /Olle