Vendos Smalling

Chris Smalling në mënyrë zyrtare ka nënshkruar kontratë të re me Manchester United, që do ta mbajë atë në Old Trafford deri në verën e vitit 2019.

“Chris është përmirësuar shumë gjatë kohës sime në këtë skuadër, duke qenë pjesë integrale në formacionin e parë të Unitedit”, tha Louis Van Gaal.

Përndryshe, Smalling është një lojtar me kualitete mjaft të mira, teksa United pret që ai të jetë shtyllë e mbrojtjes së skuadrës në vitet e ardhshme.