Vendos goli i Shkodran Mustafit

Arsenali e ka mposhtur me lehtësi Watfordin, me rezultat 3:0 në ‘Emirates Stadium’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 30-të.

Shkodran Mustafi në minutën e 8’, kaloi në epërsi Arsenalin.

Në pjesën e dytë skuadra nga Londra shënoi edhe dy gola, përmes Aubameyang në minutën e 59’ dhe Mkhitaryan në minutën e 77’.

Me këtë fitore, Arsenali numëron 48 pikë, duke u renditur në vendin e gjashtë.