Vendos Cavani: Mbetem te PSG

Edinson Cavani e ka thyer heshtjen duke folur rreth të ardhmes së tij, ku ka konfirmuar që dëshiron të qëndrojë edhe më tej te Paris Saint Germain.

“Po flitet shumë për të ardhmen time gjatë kohëve të fundit, mirëpo unë do të qëndroj në PSG. Dua të respektoj kontratën këtu dhe të bëj sa më mirë nën fanellën e Parisit”, deklaroi Cavani për Sky Sport.

Ai po kërkohet me ngulm nga disa klube italiane dhe angleze.