Vëllaznimi sot ka shansin e fitores, këto janë sfidat e Ligës së Parë sot

Dje janë zhvilluar katër sfida në Ligën e Parë të Kosovës, ku skuadrat nga rrafshi i Dukagjinit kanë marrë fitore.

Liria, Besa e Istogu shënuan fitoret e radhës, ndërsa tri pikët e para i mori edhe Arbëria.

Ditën e sotme në Ligën e Parë të Kosovës do të zhvillohen katër ndeshje tjera interesante, shkruan Sheshi.

Vëllaznimi që e nisi kampionatin me barazim, është nikoqir i Drenasit, skuadër që ka fituar ndeshjen e parë.

Interesant pritet të jetë edhe në Kamenicë, ku Dardana e rikthyer në Ligën e Parë do të jetë nikoqire e 2 Korrikut.

Trepça do ta luaj edhe një takim si vendas, ku kësaj radhe pret Ulpianën, ndërsa Vllaznia e Pozhoranit do të pres Malishevën.

Të gjitha duelet fillojnë nga ora 16:00.