Vëllaznimi, skuadra me shikueshmërinë më të madhe në Ligën e Parë 14/12/2016 Futboll Vendor, Liga e Parë Ashtu siç ishte edhe në Superligë në vitet kur garonte në elitën e futbollit kosovar, Vëllaznimi edhe në Ligën e Parë është skuadra me shikueshmërinë më të madhe. Përkundër faktit se luan me ekipe të këtij rangu, publiku gjakovar nuk e ka tradhtuar skuadrën kuqezi, duke e mbështetur atë drejt rikthimit në elitë, përcjellë “GazetaOlle.com”. Në shtatë ndeshjet e zhvilluara në Gjakovë, Vëllaznimin e kanë ndjekur 5300 shikues, apo mesatarisht 757 për ndeshje. Sa i përket skuadrave tjera, “top-4” përbëhet krejtësisht nga skuadra të Rrafshit të Dukagjinit, ku pas kuqezinjve pasojnë Dukagjini, Rahoveci dhe Istogu. Dëshpëron lideri i Ligës së Parë, Flamurtari, që renditet vetëm në pozitën e nëntë, me mesatarisht 200 shikues për ndeshje. Më poshtë e keni listën komplete të skuadrave të Ligës së Parë, të cilën e ka nxjerrë gazeta nga Federata e Futbollit të Kosovës.