Vëllaznimi – Sedat Pajaziti, vjen ndarja mes palëve

Pas Artim Shaqirit edhe Sedat Pajaziti është ndarë me skuadër.

Tashmë lajmi është bërë zyrtare nga faqja e Vëllaznimit në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Olle.

“Kur pranova postin e trajnerit të ekipit të Vëllaznimit, ekip me shumë histori, erdha me shumë vullnet që të bëjmë klub stabil i cili do qëndrojë gjatë në Superligë dhe të jetë gjithmonë pretendent për titull ashtu sikur ka qenë në kohë të mira, por hasëm në shumë vështërsi”, tha Pajaziti.

“Sapo filluam kampionatin patëm bojkot dy javë pastaj shumë lojtarë na ikën sapo filloj kampionati, unë qëndrova vetëm sepse hasa në shumë dashuri për klubin, kudo që shkoja në qytet, bisedoja me njerëz të cilët tregonin për klubin me shumë dashuri për ç’do ndeshje, me njerëz që edhe në stërvitje vinin edhe na ndjekin nga afër, kjo më bëri që mos ta lë klubin por të mundohemi dhe të nxjerrim maksimumin, gjë të cilën nuk e arritëm”, shtoi tekniku nga Kosova Lindore.

“Unë dua ti falënderoj bashkpuntorët e mi, gjithë lojtaret dhe ju uroj suksese edhe shpresoj që sa më shpejtë të ofrohen njerëz të cilët e ndihmojnë klubin të kthehet aty ku e ka vendin sepse e meritojnë qytetarët e Gjakovës, edhe Superliga pa Vëllaznimin është e mangët pa ata tifozë të cilët japin gjithçka për klubin e tyre”, përfundoi Pajaziti për faqen zyrtare të klubit.

Tutje, Vëllaznimi falënderon trajnerin për korrektësinë e treguar deri më sot në klubin e tyre.