Vëllaznimi pranë marrëveshjes me trajnerin e Superligës

Samuel Nikaj mund të jetë trajneri i ri i Vëllaznimit.

Burime të Gazetës Olle brenda klubit gjakovar konfirmojnë që kuqezinjtë prej kohësh janë në bisedime me trajnerin nga Shkodra.

Marrëveshja pothuajse është arritur, por zyrtarizimi nga Vëllaznimi nuk është bërë akoma.

Largimi i Nikajt nga Vushtrria duket pothuajse i sigurtë, ani pse ai inkuadroi ekipin në Superligë.

Kujtojmë që Vëllaznimi u drejtua nga tre trajnerë në edicionin e kaluar.

Sezonin e filloi me Gani Sejdiun, e vazhdoi me Ismet Munishin dhe e mbylli me Blerim Mulën. /Gazeta Olle/