Vëllaznimi në karantinë para gjysmëfinales ndaj Trepçës ‘89

Vëllaznimi të mërkurën luan një ndër ndeshjet më të rëndësishme të vitit.

Gjakovarët presin Trepçën ’89 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës, që zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjakovë.

Klubi kuqezi ka futur futbollistët në karantinë para kësaj sfide.

Lajmi është konfirmuar nga menaxheri gjeneral i klubit, Besnik Gojani.

“Futbollistët prej nesër do të futen në karantinë për sfidën ndaj 89-shit. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për klubin tonë dhe besojmë që kjo do t’iu ndihmojë lojtarëve që të jenë më të koncentruar për sfidën”, deklaroi Gojani për Gazetën Olle.

I pyetur nëse klubi do t’iu japë premi lojtarëve për kualifikimin në finale, ai tha se Vëllaznimi nuk ka vendosur ende për një gjë të tillë.

Ndeshja mes gjakovarëve dhe mitrovicasve zhvillohet të mërkurën. /Gazeta Olle/