Vëllaznimi ndihmon familjet në nevojë

Bordi i KF Vëllaznimit i drejtuar nga presidenti Shkëlzen Gashi, ka vendosur datën 30 dhjetor ), si datë kur do të implementohet aksioni për ndarjen e ndihmave për familjet në nevojë.

Ky aksion është iniciuar nga Vëllaznimi dhe tashmë ka gjetur mbështetjen edhe të shumë individëve, partnerëve të Vëllaznimi dhe njerëzve tjerë të vullnetit të mirë, që duan të jenë pjesë e kësaj vepre humanitare.

Aksioni për ndarjen e ndihmave në ushqim, për familjes e përzgjedhura nga lista e marrë në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale, do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjakovë.

Familjet e përzgjedhura dhe ato që kanë sjellë detajet e tyre në administratën e Vëllaznimit, janë kontaktuar, e gjatë fundjavës do të kontaktohen edhe familjet tjera në nevojë.

KF Vëllaznimi po ashtu i njofton donatorët potencialë që duan t’i bashkohen kësaj iniciative humanitare, që akoma kanë mundësi të kontribuojnë deri të dielën, kur do të mësohet saktë shuma dhe numri I familjeve që do të përfitojnë nga këto ndihma.

264294_717489955018979_1424770341966287631_n 10275915_717489935018981_7608848217022915048_n 10649928_717489968352311_4286763750362790240_n