Vëllaznimi mund të rikthehet në Superligë, zëvendëson KEK-un e problemeve financiare?

Të gjithë u ndjen keq kur Vëllaznimi me shikueshmërinë më të madhe në Kosovë, zbriti në Ligën e Parë. 

Por një ‘çmenduri’ që tifozët gjakovarë as në ëndërr nuk e kanë parë mund të ndodh.

Siç mëson futbollikosovar.com, kriza e madhe që e ka kapluar skuadren e KEK-ut, mund ta zbres në Ligën e Parë dhe atë jo me dhunë por me vetëdëshir.

Madje tashmë ish kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri ditën e premte ka qendruar në Gjakovë ku ka pasur një takim me drejtuesit e klubit gjakovar.

Krejt kjo për të arritur një marrëveshje që do i siguronte Vëllaznimit rikthim të menjherëshëm në Superligë.

Skuadra e KEK-ut ka dhënë një shifër të caktuar parashë që në rast se paguhen nga Vëllaznimi këta të fundit mund të rikthehen në Superligë kurse në Ligën e Parë të zbresë KEK-u.

Gjithsesi vendimi për gjithë këtë pritet të merret deri të premten e ardhshme andaj deri atëherë tifozët gjakovar mund të ‘ëndërrojnë’ Superligën.