Vëllaznimi mund Elbasanin, vendos goli i Dushit

Vëllaznimi ka vazhduar formën e mirë në ndeshjet miqësore edhe në përgatitjet në Shqipëri.

Skuadra kuqezi ka zhvilluar një miqësore me ekipin me traditë, Elbasanin, përcjellë Gazeta Olle.

Gjakovarët e kanë fituar ndeshjen me rezultat minimal, 1:0.

Golin e fitores për Vëllaznimin e realizoi Jeton Dushi.

Në këtë ndeshje, Ismet Munishi ka provuar pothuajse të gjithë futbollistët. /Gazeta Olle/