Vëllaznimi i Gjakovës përgatitet në Durrës

Vëllaznimi përgatitjet për stinorin pranveror do t’i fillojë më 15 janar, ku pjesën e parë të stërvitjeve do ta bëjë në Gjakovë në stadiumin e qytetit.

Kurse, për pjesën e dytë të ushtrimeve kryetari i klubit Shkelzen Gashi, iu ka premtuar lojtarëve që do të qëndrojnë në Durrës nga data 3 shkurt dhe pritet të qëndrojnë për 10 ditë, ku do të ketë edhe disa ndeshje miqësore, këtë herë me veti do të jenë edhe shumë juniorë për përgatitje sa më të mirë.

Vëllaznimi garon në Ligën e Parë, por me synime për rikthim në elitë. /Gazetaolle.com

 

loading...