Vëllaznimi i gëzohet vendimit të FBK-së për inkuadrimin në Superligë!

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka mbajtur sot mbledhjen e tyre duke marr disa vendime për fatin e skuadrave kosovare.

Kështu, skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës ka marr një lajm të jashtëzakonshëm pasi ka fituar të drejten e inkuadrimit në Superligë si skuader lidere nga Liga e Parë, përcjellë Gazeta OLLE.

Këtij lajmi i është gëzuar mjaft shumë skuadra gjakovare, që sipas tyre u shpagua mundi i lojtarëve të tyre.

Më poshtë postimi i bërë nga Vëllaznimi në faqen e tyre zyrtare:

KB Vëllaznimi rikthehet ne Superligë.

Lajmet e mira për Gjakoven, nuk kane fund,pasi dje u vu gurthemeli për Stadiumin e ri, sot KB Vëllaznimi mori lajmin e mire nga FBK, ku kthehet në Superligen e basketbollit!

KB Vëllaznimi ishte bindshëm në rrugë të mirë drejt rikthimit në Superlige,por pandemia Covid 19,ndërpreu këtë rrug,mirëpo FBK nuk e humb djersen e djemve tane dhe vendos për rikthimin e KB Vëllaznimit në Superligen e basketbollit!