Vëllaznimi i Gani Sejdiut një zhgënjim total, tifozët shprehin revoltën

6 fitore, 5 barazime dhe 1 humbje, që përkthehen me vendin e katërt në tabelën e Ligës së Parë.

Shumë pak për synimet e Vëllaznimit këtë sezon.

Gjakovarët e nisën edicionin e ri në Ligën e Parë si favoritë absolut për vendin e parë, përcjellë Gazeta Olle.

Mirëpo, deri më tani ekipi i Gani Sejdiut nuk i ka përmbushur as për së afërmi pritshmëritë.

Skuadra nuk ka bindur me lojë e as me rezultate, ku katër prej pesë barazimeve u arritën pa gola, 0:0.

Pas dështimit në shtëpi ndaj Trepçës, tifozët gjakovarë shprehën revoltën e tyre për rezultatet negative, duke brohoritur “Marre, marre”. /Gazeta Olle/

IMG_6074