Vëllaznimi, Gjakova dhe Liburni dërgojnë telegrame ngushëllimi për familjen Dafota!

Vëllaznimi, Gjakova dhe Liburni kanë dërguar telegrame ngushëllimi për familjen Dafota, pas vdekjes së trajnerit të ri, Ardren Dafotës, përcjellë Gazeta Olle.

 

Telegram ngushëllimi familjes i ka dërguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës.

“Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të më të dashurit tuaj dhe bashkëpunëtorit tonë të zellshëm, Ardren Dafota, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Ardreni ishte i dashuruar me futbollin dhe këtë e dëshmoi që nga fëmijëria, teksa si futbollist aktiv u shqua me talentin e tij në KF “Gjakova”, KF “2 Korriku” dhe KF “Flamurtari”. Ai pas përfundimit të studimeve dhe karrierës si futbollist nisi me përkushtim punën e trajnerit, derisa me punën dhe profesionalizmin e tij arriti që të bëhet pjesë e programit Grassroots të FFK-së, ku shërbeu si edukator, si dhe ishte udhëheqës i programit për fëmijët me nevoja të veçanta në Gjakovë “Të gjithë jemi të barabartë”.

Ardreni gjithmonë ishte i përkushtuar në punë dhe u dallua si profesionist i vërtetë. Ai u shqua si një djalë shembullor, mik i shkëlqyeshëm e i afërt me të gjithë ata që e njohën dhe me të cilët punojë, andaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.

Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen për humbjen e njeriut më të dashur për ju në moshë kaq të re.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës! Me respekt, Agim Ademi, president i FFK-së”, njofton FFK. /Gazeta Olle/