Vëllaznimi bën të ditur trajnerin e ri për të cilin kishte raportuar kohë më parë Gazeta Olle

Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës po kalon në një krizë të madhe.

Tashmë skuadra gjakovare ka ndër rrugët me trajnerin Sedat Pajaziti pas humbjes së fundit ndaj Vitisë, shkruan Gazeta Olle.

E sot skuadrën e ka drejtuar trajneri Ekrem Radoniqi për të cilin ka raportuar Olle një javë më parë.

Radoniqi i ndihmuar do të jetë edhe nga dyshja Haxhi Kurhasku dhe Luan Tabaku.

Pas 9-të xhirosh, Vëllaznimi gjendet në pozitën e fundit në tabelë dhe ende nuk ka shijuar fitoren e parë.

Fotografia e KF Vëllaznimi