Vëllaznimi bën horë Komisionin Disiplinor dhe Dukagjin Zefin, reagon ashpër ndaj dënimit të fundit

Vëllaznimi ka reaguar përsëri ashpër kundër Federatës së Futbollit të Kosovës, apo më saktësisht Komisionit Disiplinor dhe kryetarit të tij, Dukagjin Zefi.

Gjakovarët kanë kundërshtuar dënimin e fundit prej 800 eurosh, të cilin Vëllaznimi e konsideron absurd dhe të pakuptimtë, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Më poshtë e keni reagimin e plotë të klubit kuqezi, që fillon duke e përmendur faktin se kjo skuadër është më e disiplinuara në futbollin kosovar, sipas statistikave zyrtare të FFK-së.

“Këto ditë kur Federata e Futbollit e Kosovës, publikoi statistikat sipas të cilave Vëllaznimi është klubi më i disiplinuar në futbollin e Kosovës, bile duke qenë shumë bindshëm para të gjitha klubeve të tjera kosovare, sa i përket disiplinës, kjo si duket, dikujt po i pengon. Ose edhe me saktësisht, duket se kjo po i pengon Komisionit Disiplinor të FFK-s, apo kryetarit të tij, Dukagjin Zefit.

Ndryshe nuk mund ta kuptojmë që Klubi ynë është dënuar me 800 euro, kinse për shkak të sjelljeve të tifozëve tanë në ndeshjen Vëllaznimi-Dukagjini! Kushdo që e ka përcjell këtë ndeshje e ka pa se, në aspektin e disiplinës, problemet e vetme në këtë ndeshje i kanë bë tifozët e Dukagjinit, ndërsa Komisioni na ka dënuar neve me 800 euro!

Nëse dihet se i njëjti komision e pati dënuar futbollistin tonë Jeton Dushi me 7 muaj moslojë, edhe pse delikti i tij nuk meritonte as karton të kuq, ndoshta nuk duhet të befasohemi dhe me këtë vendim të sotshëm. Edhe atëherë e, si duket, edhe kësaj here, komisioni nuk e ka pa të udhës të shikon fare inçizimin e ndeshjes, edhe pse klubet paguajnë të bëhet incizimi dhe ai ekziston në FFK.

Po të kishte shikuar, do ta shihte realitetin dhe nuk do të gabonte as herën e parë e nuk do të gabonte as kësaj here, pasi këtë vendim të sotshëm Klubi ynë e konsideron si një gabim të rëndë dhe veprim të dikujt që i pengon Vëllaznimi dhe sukseset e tij si në rezultatet e arritura ashtu edhe në disiplinë.

Duke e pasur parasyshë këtë, ju ftojmë tifoz të nderuar të Vëllaznimit, që në të gjtiha ndeshjet e ardhshme te klubit tuaj mos tua jepni as më të voglin shkas atyre që nuk ia duan të mirën Vëllaznimit që të marrin masa diciplinore.

Gjithmonë me Vëllaznimin”. 

loading...