Vëllaznimi afër marrëveshjes me trajnerin e njohur

Vëllaznimi ka nisur të mendojë për edicionin e ri. Pas dorëheqjes së Gani Sejdiut menjëherë pas humbjes në barazh, skuadra mbeti pa trajner.

Dhe, tashmë po e kërkon një të ri.

Gazetasheshi.com merr vesh nga burime brenda klubit gjakovar se kuqezinjtë janë në bisedime të avancuara me teknikun nga Prizreni, Skënder Shengyli.

Kësisoj, Shengyli pritet që pas një kohe të marrë sërish drejtimin e Vëllaznimit me misionin që ta rikthejë në Vala Superligë.

Image result for skender shengyli