Vëllai i Shaqirit është menaxher i Ajetit, shikojeni se në cilën skuadër e dërgon mbrojtësin

Arlind Ajeti është kthyer në “modë” gjatë kësaj kohe në merkato, teksa për shërboimet e tij janë të interesuar disa ekipe, dhe aim und të përfitojë shumë prej faktit që është lojtar i lirë.

Në Itali e duan katër ekipe: Pescara, Torino, Lazio, dhe Bologna e cila së fundmi ka ardhuir me një ofertë të mirë.

Por interesi për Ajetin i kalon kufinjtë e shtetit fqinj: Beshiktashi ka nisur bisedimet me menaxherin e tij Erdin Shaqirin, ndërkohë që ka shfaqur interes edhe Werder Bremeni në Bundesligë.

Ajeti e ka shprehur hapur se i pëlqen Italia, por tashmë mediat pranë Stoke Siti, e shohin si një lëvizje mjaft të mirë tranferimin e Ajetit në Angli.

Pashaporta zvicerane e ndihmon atë në këtë lëvizje, ndërkohë që menaxheri i tij, Erdin Shaqiri, mund të mbyllë një tjetër marrëveshje me Stoke Cityn pasi dërgoi një vit më parë të vëllain aty.

Tashmë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë, por për Ajetin tashmë ka një “hall” të madh në derë: Duhet të bëjë zgjedhjen e duhur para shumë ofertave interesante.