Vëllai i Osmanit pritet të dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Menjëherë pas golit të shënuar nga Muzaka, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në stadiumin Skënderbeu.

Është vëllai i lojtarit të Skënderbeut, Tefik Osmanit, që ka rënë nga tribuna kryesore e stadiumit, gjatë festimit të golit.

Momente paniku këto, ku i vëllai është dërguar menjëherë me ambulancë në spital.

Edhe Osmani u zëvendësua menjëherë nga tekniku Daja, dhe gjithashtu edhe ai u largua menjëherë për në spital.

Osmani me të drejtë dukej shumë i tronditur nga ajo që kishte ndodhur pas golit, sepse pak kohë më parë u nda nga jeta vëllai tjetër i tij.

Sipas “Vipsport”, është bërë e ditur se vëllai i futbollistit është shtruar në reanimacionin e spitalit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ta transportojnë me helikopter drejt Tiranës për të marrë një trajtim më të specializuar.