Vedat Muriqi sot vëzhgohet nga kjo skuadër e madhe angleze

Kosova do të luajë sot ndeshjen e katërt kualifikuese për Euro2020.

E kundërshtar i Dardanëve do të jetë Anglia, shkruan Gazeta Olle.

Edhe në këtë ndeshje i vëzhguar nga afër pritet të jetë sulmuesi Vedat Muriqi.

Siç raportohet është skuadra Tottenham që do t’i ketë skautët e tyre në Southempton.

Muriqi ishte vëzhguar edhe në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e fundit ndaj Çekisë.

Tottenham pritet të hidhet në “sulm” në janar për të nënshkruar me sulmuesin nga Prizreni.

Muriqi aktualisht luan te Fenerbahce ku është transferuar këtë verë për 3.5milionë euro nga Rizespor.

Ndërsa më parë ka luajtur edhe te Liria e Prizrenit në Kosovë./GazetaOlle