Vedat Muriqi shënon golin vendimtar për Gençlerbirligin (VIDEO)

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, gjen golin pas disa muajsh mungese.

Sulmuesi prizrenas realizoi në fitoren e Gençlerbirligit 1:0 ndaj Kasimpasas së Herolind Shalës e Loret Sadikut.

Ai shënoi me kokë në minutën 44, shkruan Gazeta Olle.

Për Kasimpasan pas një kohe të gjatë u aktivizua Shala, që shijoi shtatë minutat e fundit.

muriqi

Ndërkohë, Loret Sadiku, që vazhdon t’i mungojë Kosovës shkaku i dokumentacionit, luajti titullar.

Shala e Muriqi do t’i bashkohen të hënën Kosovës, kur nis grumbullimin për ndeshjen e 11 qershorit me Turqinë.

Takimi luhet në “Loro Boriqi” të Shkodrës.

vedatmuriqi

http://www.dailymotion.com/video/x5ouim4_vedat-muriqi-goal-hd-genclerbirligi-1-0-kasimpasa-02-06-2017_sport