Vedat Muriqi shënon gol ndaj liderit të Turqisë (VIDEO)

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka gjetur golin sot (e shtunë) në Superligën e Turqisë.

Muriqi po kalon nëpër formë të mirë në kampionatin turk tash e disa vite, duke shënuar edhe gola.

Një të tillë e ka bërë edhe sot (e shtunë) gjatë ditës, në ndeshjen e humbur në shtëpi.

Sulmuesi shtatlartë nga Prizreni ka shënuar gol në humbjen 2-1 që skuadra e tij Rizespor e pësoi ndaj liderit të Superligës turke, Basaksehir, transmeton Telegrafi.com.

Ky gol i sulmuesit të Kosovës erdhi në minutën e 79-të të ndeshjes dhe ngushtoi rezultatin në 1-2, por nuk mjaftoi që skuadra e tij të marr rezultat pozitiv.

Me këtë gol, ish-sulmuesi i Lirisë së Prizrenit arrin në kuotën e tri golave, teksa ka edhe dy asistime, transmeton Telegrafi.com.

Golin e Muriqit mund ta shihni nga sekonda e 30-të e videos.