Vedat Muriqi: Për Kosovën japim 1 mijë për qindëshin

Mediat britanike vazhdojnë të shkruajnë për ecurinë e suksesshme të Kosovës, dhe rrugën deri tek ndeshja me Anglinë, që vlen për pozitën e parë momentale në grupin A kualifikues për EURO 2020.
The Guardian ka intervistuar sulmuesin Vedat Muriqi dhe portierin Samir Ujkani, para sfidës së sotme.
Muriqi ka shprehur entuziazmin e tij kur bartë fanellën e Kosovës.
“Ne mundohemi të japim 1 mijë për qind për këtë fanellë dhe për vendin tonë”, thotë Muriqi për Guardian, raporton Gazeta Olle.
Ndërsa Ujkani shtoi: “Është e rëndësishme të provojmë dhe të luajmë futbollin tonë edhe ndaj të mëdhenjëve. Kombëtaret e mëdha të sjellin edhe kënaqësi”.
Angli – Kosovë luhet sonte në ora 20:45.
Foto: Hilmi Veliu