‘Vdes’ në fushë për të evituar kartonin e kuq

Moment komik nga Copa Libertadores, aty ku është luajtur ndoshta “komedia” më e bukur në futboll. Portieri i ekipit ekuadorian Barcelona Maximo Banguera pasi pengoi sulmuesin kundërshtar bëri sikur i ra të fiktë në fushën e lojës për të shmangur kartonin e kuq që tashmë kishte dalë nga xhepi i arbitrit.

Arbitri nuk po dinte çfarë të bënte edhe pse portieri merrte frymë lehtësisht pa patur asnjë problem serioz.