Vdes legjenda e Milanit

Cesare Maldini ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.

Bota e futbollit dhe sportit në përgjithësi e ka marrë një lajm të hidhur natën mes të shtunës dhe të dielës.

Legjenda e Milanit dhe Italisë, Cesare Maldini, ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.

Maldini që ishte babai i një tjetër legjende të ‘Rossonerëvë’ Paolo Maldinit, i fitoi katër tituj të Series A, një Kupë të Evropës, një Superkupë të Italisë dhe Kupën e Fitueseve të Kupave si lojtar dhe trajner.