Vdekja e Kobe Bryant, Munishi: E përjetova shumë rëndë

Bota e sportit është e pikëlluar pas lajmit që Kobe Bryant ka ndërruar jetë në moshën 41 vjeçare.

Bryant vdiq në një aksident me helikopter privat në Kaliforni në orët e hershme të së dielës (ora lokale), ndërsa me të ishte edhe vajza e tij 13-vjeçare.

Të gjithë personat që ishin në bord kanë vdekur. Bryant njihet si njëri ndër lojtarët më të mirë të basketbollit në histori.

Vdekjen e Bryant e ka komentuar edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, i cili thotë se e ka përjetuar shumë rëndë këtë moment.

“Jemi qenie njerëzore lindim dhe vdesim. Kobe Bryant ka mundur që t’i japë shumë basketbollit. Thënë të drejtën e kam përjetuar edhe më rëndë pasi që me të ishte edhe vajza e tij”, ka thënë Munishi në ‘Dueli Sportiv’.