Vazhdon shpërndarja e pakove ushqimore për ekipet e veteranëve në futboll

Ditë më parë një donator anonim ka bërë një vepër madhështore në ditët e krizës të krijuar nga koronavirusi.

Është Enes Shosholli, portier veteran që ka konfirmuar ndihmën e marrë në emër të Ligës së Veteranëve në futboll.

Ai i ka thënë Gazetës Olle se secilit ekip do t’i takojnë nga dy pako në vlerë 50 Euro.

Këto pakto tashmë kanë filluar të shpërndahen, kurse, vetem gjatë këtyre ditëve janë shpërndarë në disa klube kosovare.

Ky aksion ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, e ku synim janë qytetet si Suhareka, Prizreni, Gjakova e Peja.

Më poshtë disa nga fotot e ardhura në redaksinë e Gazeta Olle, nga ky aksion i sotëm.