Vazhdon shkëlqimi i Beqirajt, ja sa gola ka tani

Sulmuesi nga Peja, Fatos Beqiraj, e ndihmoi skuadrën e tij, Dinamo Minsk, në fitoren si vendas me rezultat 2:0 kundër FC Neman, në ndeshje e javës së 14-të.

Beqiraj luajti deri në minutën e 68-të, i cili kontribuoi në fitoren e rëndësishme. Ai shënoi në minutën e 52-të, kurse shtatë minuta më herët kishte realizuar edhe Adamoviç.

Beqiraj tani është i dyti në listë të shënuesve me gjithsej 8 gola ose ka një më pak se i pari, Laptev i Slavia Mozyr. Dinamo mban vendin dytë me 30 pikë dhe ka 8 më pak se BATE.