Vazhdon “fshesa” e Lazim Destanit: Pas trajnerit largohet edhe ky person i rëndësishëm te Shkëndija

Shkëndija e Tetovës po kalon një krizë këtë fillim sezoni, ndërsa dje konfirmuam edhe shkarkimin e parë, duke larguar Qatip Osmanin së bashku me stafin e tij teknik.

Mirëpo kjo si duket nuk është e gjitha dhe te kampionët në fuqi pritet të ketë ende largime.

Pronari i kompanisë “Ecolog” që sponsorizon Shkëndijën, javën e kaluar paralajmëroi se do të ketë ndryshime brenda klubit kuqezi dhe si duket pjesë e ndryshimeve nuk do të jetë vetëm Qatip Osmani, pasi sipas asaj që arrin të mësoj “InfOSport.mk”, nga funksioni i presidentit të klubit tetovar është shkarkuar edhe Visar Bexheti, ndërsa e njejta pritet të konfirmohet ditëve në vijim.

Shkëndija pas katër xhirove të zhvilluara në LPFM, renditet e fundit me vetëm 1 pikë të grumbulluar.