Vazhdon ecuria e tmerrshme e Petr Cech tek Arsenali

Petr Cech sot pësoi golin e 13-të nga penalltia që prej transferimit tek Arsenali.

ffk reklama

Këtë gol sot, portieri çek e pranoi në humbjen e Arsenalit nga Man City me rezultat, 1:3, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Sergio Aguero shënoi nga pika e bardhë për të vazhduar një ecuri katastrofale të Cech në mbrojtjen e penalltive tek Arsenali.

35-vjeçari u transferua tek Arsenali nga Chelsea në vitin 2015 dhe që ka atëherë është përballur me 13 penallti, ku asnjëren nuk e ka mbrojtur.

Është e drejtë të themi se penalltitë nuk janë specialitet i Petr Cech.

DN448fXWsAIjB5p

Në karrierën e tij, ai është përballur me 53 penallti, ku i ka mbrojtur vetëm 16 prej tyre.

Kujtojmë se gjatë kohës së tij te Chelsea, ai ka pritur edhe penalltitë e Lionel Messit dhe Arjen Robbenit.

Penalltia e tij e fundit e cila u mbrojtë ishte në tetor të vitit 2014 në ndeshjen Chelsea – Maribor. /Gazeta Olle/

Jose-Mourinho-875827

nintchdbpict000364817195-e1509899553272