Vazhdojnë të na urrejnë: “Vritni shqiptarët”, thirrjet e turpshme në Hungari mbrëmë

Ndeshja kundër Debrecenit do të mbetet një kujtim i hidhur për Kukësin, jo vetëm për humbjen e thellë 3-0, por edhe për mikëpritjen që i bënë një grup tifozësh.

Gjatë ndeshjes pati thirrje në kor nga një grup tifozësh vendës “vritini shqiptarët”.

Kjo është kuptuar nga pjesëtarë të stafit të Kukësit.

Ata kanë vënë në dijeni më pas edhe zyrtarë të UEFA-s.