Vazhdojnë replikat, Munishi “bombardon” Buzhalën (FOTO)

Kur luhen ndeshjet e Kosovës dhe Shqipërisë, të gjithë “shfrenojnë” fantazinë në rrjetet sociale, nga ata që dinë më shumë për futboll, te ata që mund të dinë më pak.

Gazetari Berat Buzhala, ka reaguar pas deklaratave të Ismet Munishit, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Ai ka bërë një krahasim mes trajnerit të Vëllaznimit dhe moderatorit të njohur të BBC, Gary Lineker.

“Per bese kur fole Gary Lineker per futboll ne BBC, eshte shume me modest, shume me i pasigurte, shume ma me kembe per toke, se sa Ismet Munishi ne RTK. Besomni. Munishi nuk ben analiza. Ai e shkruan Kuranin per futboll. Pike”, ka shkruar Buzhala.

Ismeti dhe Berati kanë pasur edhe në të kaluarën debate interesante në Facebook.

 

E menjëhershme ka qenë përgjigjja e Ismet Munishit.

Trajneri i Vëllaznimit e ka “gozhduar” Buzhalën në Facebook.

Munishi e ka quajtur gazetarin si një servil të madh.

Sipas Munishit, fitimi i parave me djersë është absurditet për Buzhalën.

“Berat Buzhala duke qenë servil gjithë jetën, te ka humb ndjenja për analizë dhe analiza mbi analistat. Ti vazhdoje punen tone te servilit e une timen te legjendes se futbollit. Krejt paret qe i kom fitu ne jetë i kom fitu ne njersë , e di qe per ty oshte apsurd kjo pune. Hajde edhe per politikë të jap mesim”, shkroi Munishi. /Gazeta Olle/

buzhala munishi