Vazhdojnë punimet në stadiumin e Llapit (FOTO)

Po vazhdojnë punimet për renovimin e stadiumit të Llapit, ‘Zahir Pajaziti’.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, njëherish kryetar i Llapit, ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) do ta financojë projektin në vlerë prej 206.000 euro për rregullimin e fushës.

“Mjetet për rehabilitimin e stadiumit të qytetit i ka ndarë qeveria, gjegjësisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Është një projekt me mbi 200.000 mijë euro. Do të rehabilitohet fusha dhe çka që mund të punohet edhe me tutje”, ka thënë Veliu. (Gazetaolle.com).

l ll                                                           FOTO: Mërgim Muçolli.