Vata kërkon falje pas ofendimit ndaj Albin Kurtit

Gjyqtari kosovar, Qëndrim Vata gjatë ditës së sotme është pezulluar nga Komisoni i Gjyqtarëve në kuadër të FFK-së.

E gjitha kjo, pas një postimi gjatë mbrëmjes së djeshme të gjyqtarit në fjalë, ku ka ofenduar kryeministrinë në deytrë, Albin Kurti, përcjellë Gazeta Olle.

Pas postimit ofendues, gjyqtari kosovar ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, se profili i tij në rrjetet sociale është marrë nënkontroll nga persona të papërgjegjshëm.

Gjithashtu, ai ka kërkuar falje të gjithë personave të cilët janë ‘prekur’ nga ai postim:

Vata, ka publikuar një fotografi në të cilën, kryeministri Kurti duket si diktatori korean, natyrisht nëpërmjet manipulimit teknik të fotografisë.