Vashat kuqezi rreshtojnë humbjen e radhës, këtë herë munden rëndë nga Skocia

Në “Elbasan Arena” u zhvillua sfida e vlefshme për kualifikueset e Europianit të femrave midis kombëtareve të Shqipërisë dhe Skocisë e mbyllur me fitoren e skocezeve me rezultatin 0-5.

Kjo është sfida e 4 për vajzat kuqezi në këto eliminatore ku deri tani kanë katër humbje.

Duhet theksuar kjo është sfida e parë e trajnerit Armir Grima, pas rikthimit në postin e trajnerit, në Kombëtaren e femrave kuq e zi.

Ndërsa duket se kombëtaret e femrave janë ende shumë larg pritshmërive, ndonëse kanë disa vite që marrin pjesë në kompeticione zyrtare.
Për to duket se deri më tani ka “mjaftuar thjesht pjesëmarrja”!