Vashat e pandalshme: Ky është ekipi kampion vjeshtor i Kosovës në futbollin e femrave!

Skuadra e femrave të Hajvalisë është shpallur kampione vjeshtore në elitën e futbollit kosovar.

“Arushat” janë treguar të pathyeshme, duke u konfirmuar kështu si pretendente kryesore për titullin kampion, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Trajneri Emin Bajrami është shprehur shumë i lumtur me këtë sukses të skuadrës.

Emin Bajrami

 

Ai e postoi foton e skuadrës në Facebook, duke thurrur lavde për vashat e tij.

Ai ndjehet shumë krenar me ekipin e Hajvalisë, duke thënë që skuadra është afër të shpallet kampione për herë të tretë.

“KFF Hajvalia Kampion Vjeshtor.Falenderoj Klubin e Hajvalis,Presidentin,Kryesin ,Stafin,si dhe balin Met qe ka qen gjithmon afer nesh.

Falenderim i veqant shkon per lojtaret te cilat ne gjdo loj kan hy me qasje serioze dhe kan qen te qendrushme gjat gjith kampionatit.

Kto vasha meritojn respekt te veqant,nese vazhdojn me ket ritum dot jen shum afer te shpallen kampion per her te tret.Ju deshiroj shendet suksese dhe lumturi.E.B”, shkroi Bajrami. /Gazeta Olle/

kff hajvaliahajvalia 2 hajvalia