Vashat e Hajvalisë kishin sot një mysafire speciale (VIDEO)

Ekipin e femrave të Hajvalisë e ka vizituar sot kryetarja e forumit të gruas në Partinë Demokratike të Kosovës.

Pula tha se do ta mbështesë moralisht klubin e femrave të Hajvalisë, e më vonë ka plane tjera që ta përkrah në forma tjera.

Ndryshe, kjo skuadër është ndër më të organizuarat në Kosovë, dhe pretendent për titullin kampion në kampionat dhe kupë.