Van Gaal i jep një super-lajm Adnan Januzajt

Adnan Januzaj mund të ftohet nga Louis Van Gaal për ndeshjen e së shtunën ku Manchester Unitedi do të luaj ndaj Southampton.

Mesfushori shqiptar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, është stërvitur me ekipin e parë gjatë ditës së premte dhe mesa duket do të jetë në planet e trajnerit holandez, Louis Van Gaal për ndeshjen ndaj Southamptonit, raporton Mirror.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Van Gaal, pasi ka thënë se Januzaj mund të ftohet për ndeshjes e së shtunës.

Januzaj shkëlqeu në ndeshjen e parë me fanellën e Unitedit pas rikthimit nga Borussia Dortmundi. Ai shënoi dy gola për Manchester United U-21.