Van Dijk detyrohet ta braktisë shtëpinë për shkak të Solskjaer

Emërimi i Ole Gunnar Solskjaer si trajner i përhershëm i Manchester United do ta lërë Virgil Van Dijkun pa shtëpi.

Pas nënshkrimit të kontratës trevjeçare, trajneri që zëvendësoi Jose Mourinhon, zbuloi se ai dhe familja e tij tani do jetojnë në shtëpinë që e bleu në CHeshire 12 vjet më parë, raporton Gazeta Express.

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit ka qenë duke jetuar në shtëpinë e Solskjaerit që nga transferim i tij prej Southampton në “Anfield” vitin që lamë pas.

Por, tani Solskjaer do vendoset përfundimisht në shtëpinë e tij pasi që u morr vesh se ai siguroi punën deri në vitin 2022 tek “Djajtë e Kuq”.

Pasi nënshkroi kontratë tre vjeçare, Solskjaer u shpreh në një intervistë për MUTV: “Ne e kemi shijuar qëndrimin në Norvegji këto tetë vjetët e fundit. Do të jetë një ndryshim për familjen time, por ne mezi po e presim”.

“Ne u pajtuam që deri sa unë isha vetëm si trajner i përkohshëm, që të jetonim ndaras pasi që nuk ishte nevoja që ata të zhvendoseshin këtu. Por tani gjërat kanë ndryshuar dhe unë do jetoj së bashku me familjen time”, shtoi ai mes tjerash.