Valverde: Nuk jemi ende në finale, e dimë çfarë na bëri Roma vitin e kaluar!

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, u shpreh shumë i kënaqur me fitoren 3:0 në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Ai tha se skuadra e tij mori një rezultat të mirë sonte.

“Ne morëm një rezultat të mirë, por nuk duhet të harrojmë se çfarë ndodhi vitin e kaluar ndaj Romës”, tha fillimisht Valverde.

“Në disa momente, Liverpooli e bëri atë që donte. Por, ky është një rezultat i mrekullueshëm dhe ne e kemi avantazhin prej tre golash”, vlerësoi trajneri i Barcelonës.

“Ne të gjithë e dimë se kush është Messi, ai nuk ndalet duke na befasuar. Ai është kapiteni që drejton ndeshjen dhe na sjell ne fitoren”, shtoi Valverde.