Valon Berisha titullar për herë të parë në vitin 2020!

Skuadra e Lazios do të luajë sot ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj ekipit, Cremonese.

Për këtë takim që fillon nga ora 18:00, trajneri i Lazios, Simone Inzaghi tashmë ka publikuar edhe formacionin zyrtar, përcjellë Gazeta Olle.

Në formacionin e publikuar, titullar do të jetë edhe futbollisti i Kosovës, Valon Berisha.

Për Berishën, kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare për vitin 2020.

Mesfushori i Kosovës, gjatë këtij afati kalimtar të janarit mund të largohet nga skuadra e Lazios për arsye të minutave të pakt.